Mbyllet Bypassi i Fierit, tunel në Llogara, Rama njofton dy tendera të rinj

schedule13:31 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:31 - 15 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar Bypassin e Fierit.

Bypassi i Fierit tashmë ka përfunduar dhe është në dispozicion të automjeteve. Balluku gjithashtu tha se këtë javë fillon dhe asfaltimi i Bypassit të Vlorës që e lidh me atë të Fierit, ndërkohë hapet dhe gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.

Nga ana tjetër, siç njofton Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda qershorit pritet të hapet gara dhe për ndërtimin e aksit 120 km të Milot- Thumanë, Rrogozhinë- Fier që e lidh me Bypassin e Fierit.

I shoqëruar nga Ministrja Balluku, Rama u shpreh se sfida e radhës do të jetë Bypass-i Vlorës, ndërsa shtoi se këtë javë do të nisë asfaltimi.

Statusi:

? Fier – Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit?
? Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë?
? Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike????

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!