Studiuesi:Pse vendosja e një karantine të dytë mund të jetë më e dëmshme se e para

schedule12:21 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:21 - 15 Qershor, 2020

Rivendosja e karantinës është një opsion i vështirë për t’u për përtypur në një kohë kur mundësia e një vale të dytë ekziston.

Karantina dhe masat kufizuese janë hequr në një pjesë të mirë të botës që u përball me pandeminë në fillim të marsit, por me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i të infektuarve në disa vende. Me një valë të dytë po përballet Irani dhe e njëjta gjë ka nisur të ndodhë edhe në disa shtete të SHBA-ve.

“Neve do të na duhet të përballemi me realitetin e vështirë pasi në disa shtete mund të na duhet që të vendosim karantinën sërish,” u shpreh Jonathan Reiner, profesor në  George Washington University School of Medicine.

Dhe, sipas tij, një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para.

“Kjo për shkak të lodhjes së krijuar nga karantina, për shkak të efekteve ekonomike që ajo ka, një raund tjetër karantinash mund të ketë efekte më të mëdha në biznese që janë në gjendje kritike për momentin,” shtoi ai më tej.

Sipas tij, vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë si dhe respektimi i distancimit social dhe fizik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!