Atletico Madrid nuk ia doli të fitonte në transfertë me Athletic Bilbao, që dihet se në shtëpi është një kockë e fortë për këdo. Por pa tifozët e tyre të zjarrtë, skuadra e Simeone do duhej të merrte tre pikët për të mos i dhënë mundësinë Sociedadit të shkëputet në vendin e katërt.
❤ ¡Va por ti, @VirginiiiaTr! ❤
?⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/K7j6SizmYO
— Atlético de Madrid (@Atleti) June 14, 2020
Diego Costa shënoi golin për Atletico Madrid dhe festa ishte e veçantë, pasi ai kishte menduar t’ia dedikonte futbollistes Virginia Torrecilla, e cila pak kohë më parë iu nënshtrua një operacioni për shkak të një tumori në tru. Ajo është pjesë e ekipit të femrave të Atletico Madrid. /abcnews.al