Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës. Njoftohet se rreth orës 16:15 kati i dytë i një banese në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamzë është përfshirë nga flakët.
Në këtë banesë jetonte me qira L.T ndërsa njoftohet gjithashtu se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit të cilët po mundohen që të bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /abcnews.al/