Luana Vjollca ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave për ndërhyrje të ndryshme estetike në trup, kjo për shkak të formave të saj bombastike. Ndonëse shpesh akuzat i ka mohuar, së fundmi moderatorja vendosur t’i përgjigjet gojëve të liga.
Ajo ka publikuar një kolazh me foto në Instastory të bërë nga fansat e saj, ku duket Luana kur ishte e vogël dhe një tjetër e shkrepur së fundmi.
“Hmm. Operacione shumë kjo? Bitch please, shikojeni trupin e saj kur ishte 8 vjeç!”, thuhet krahas fotos së publikuar.
Ndërsa Luana ka vendosur ta miratojë komentin me një gif me fytyrën e saj, duke dhënë kështu një përgjigje për këdo që akoma mendon, se ka bërë operacione. /abcnews.al