Rrebeshe shiu ne disa zona, parashikimi i motit për sot

schedule07:13 - 13 Qershor, 2020

schedule 07:13 - 13 Qershor, 2020

Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i kthjellët do dominojë në ultësirën perëndimore, por vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore duke sjellë dhe ndonjë rrebesh të izoluar gjatë mesditës. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun ndersa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke variuar  nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim  3 ballë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!