Neritan Ceka: Bylisi qytet Ilir, nëse nuk do të ishte, unë do ta pranoja

schedule22:18 - 12 Qershor, 2020

schedule 22:18 - 12 Qershor, 2020

Arkeologu Neritan Ceka në “Provokacija” ka folur për diskutimet e fundit me kritikun italian të artit, Vittorio Sgarbi.

Sgarbi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri zhvilloi një tur në jug. Ai në rrjetin social “Instagram” postoi një foto me Bylisin në sfond duke shkruar se është gjithçka çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

“Në mënyrë absolute nuk përmendet si qytet grek, por më pas ka qenë koloni romake”, theksoi Ceka.

Gjatë intervistës në studio Ceka theksoi se Butrinti nuk është koloni.

“Midis shqiptarëve të sotëm dhe ilirëve lidhja është 100%. Ajo që kemi ruajtur ne është gjuha. Konstitucioni shpirtëror ka qenë dhe transmetohet. Më shumë qytete greke ka në Itali. Thënia e Sgarbit e transmetuar nga burimet tona qeveritare, më shqetësoi. Problemi i nervozizmit tim vjen nga fakti që Sgarbi u transmetua nga sajti i parkut Bylis-Apoloni, që është në varësi të Ministrisë tonë të Kulturës dhe qëndroi një jave”, u shpreh Ceka.

Më tej ai theksoi se Bylisi është një qytet Ilir dhe se banorët në Bylis kanë folur ilirisht.

“Bylisi është një qytet “Ilir”, nëse nuk do të ishte unë do ta pranoja. Banorët e Bylys kanë folur ilirisht. Grekët nuk kanë pushtuar sepse ishin qytet-shtete. Ajo që u krijua në Bylis, nuk u soll nga jashtë”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi: Me legjenda nuk mund të ndërtosh histori. Teatri i Bylis ka formën e përgjithshme greke, por është një shpikje e Bylis. Rruga e tij është shumë e gjatë, vjen nga Italia. Kur shkon në Bylis ka një hapësirë të madhe. Të jeni të sigurt që po të ishte grek, do ta pranoja që ishte i tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!