“Abc News” siguron foto të armës me silenciator që u përdor për ekzekutimin e Hekuran Billës

schedule15:52 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:52 - 12 Qershor, 2020

Arma MP5 me silenciator e cila u përdor për ekzekutimin e Hekuran Billës është gjetur e shkrumbuar në automjetin që u dogj nga autorët në Pezë pak pas ngjarjes.

Abc News ka siguruar foton e armës nga e cila u qitën 15 plumba, 11 prej tyre prekën Billën dhe makinën e tij.

LEXO EDHE: U vra kur duhet të ishte përjetë pas hekurave, ILD nis verifikimin për lirimin e Hekuran Billës

Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në afërsi të Komunës së Parisit teksa po kthehej nga banesa e të afërmve të tij në Durrës, për të takuar motrën e tij e cila punonte pranë qendrës Kristal.

Autorët e kishin ndjekur me tre makina duke mbajtur në vëzhgim deri në momentin që e kanë qëlluar me gjakftohtësi.

Pista kryesore e policisë, është ajo e hakmarrjes pasi Billa kishte vrarë në vitin 2006 në Angli shqiptarin tjetër Prel Marku, pavarësisht se familjarët e viktimës kanë deklaruar se e kishin mbyllur këtë konflikt./abcnews.al