Garat e Grand Prix në Formula 1 në Japoni, Singapor dhe Azejbarxhan janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas një deklarate nga Formula 1. Është konfirmuar sot se “Azerbajxhani, Singapori dhe Japonia nuk do të jenë pjesë e kalendarit për vitin 2020”, thuhet në deklaratë.
“Këto vendime janë marrë për shkak të sfidave të ndryshme, me të cilat përballen promovuesit në ato vende. Në Singapor, Azerbajxhan dhe në Japoni, periudhat e gjata të kërkimit për ndërtimin e qarqeve rrugore, e bëjnë organizimin e garave të pamunudr gjatë një periudhe pasigurie. Kufizimet e vazhdueshme të udhëtimit, gjithashtu çuan në vendimin për të mos vazhduar garat në këto vende, “thuhet në deklaratë.
"These decisions have been taken due to the different challenges our promoters face in those countries.
"At the same time we have made significant progress with existing and new promoters on the revised calendar"https://t.co/9li9JzvnOn
— Formula 1 (@F1) June 12, 2020
Sezoni i vitit 2020 do të fillojë me dy gara në Grand Prix të Austrisë më 5 korrik, i ndjekur një javë më vonë nga një garë e dytë në të njëjtën rrugë. Të gjitha garat në të gjithë botë u shtynëpër shkak të përhapjes së koronavirusit./ abcnews.al