U vra kur duhet të ishte përjetë pas hekurave, ILD nis verifikimin për lirimin e Hekuran Billës

schedule11:53 - 12 Qershor, 2020

schedule 11:53 - 12 Qershor, 2020

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet lidhur me lirimin e Hekuran Billës pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të ndodhur në Angli në vitin 2016.

ILD njofton se ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen e një nate më parë në zonën e Komunës së Parisit, duke marrë shkas edhe nga faktet e bëra publike në media.

Abc News ka botuar më herët lajmin e mediave britanike për dënimin e përjetshëm të Billës për vrasjen e Prel Markut, dhe ishte kthyer vikitima në një biznesmen në Shqipëri.

LEXO EDHE: PAMJET / Kush është Hekuran Billa, trafikant në Angli, biznesmen në Shqipëri

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”, njofton ILD./abcnews.al