Ekonomia e MB tkurret me 20.4% për shkak të Covid-19

schedule11:08 - 12 Qershor, 2020

schedule 11:08 - 12 Qershor, 2020

Ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr me një shifër rekord prej 20.4% nga marsi në prill pasi vendi e kaloi muajin në një mbyllje totale për shkak të koronavirusit.

Me një ndër rëniet më të thella në historinë e Britanisë, Zyra për Statistikat Kombëtare gjithashtu tha se ekonomia u tkurr me 24.5% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. “Kur mbledhim prillin dhe marsin së bashku ekonomia është 25% më e vogël. Ekonomia e prillit është e të njëjtës madhësi si ajo e 2002”, tha staticienti i ONS Rob Kent-Smith në Twitter.

Banka e Anglisë dhe zyra e buxhetit të vendit kanë paralajmëruar se këtë vit Britania mund të shkonte drejt recesionit të saj më të thellë në tre shekuj. “Në përputhje me shumë ekonomi të tjera në mbarë botën, koronavirusi do të ketë një ndikim të fortë në ekonominë tonë,” tha ministri i financave Rishi Sunak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!