Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmua 31 raste me koronavirus. ISHP bëri me dije se nga rastet e reja, 6 prej tyre janë vetëm në Pukë. ISHP njoftoi se 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
LEXO EDHE: Sërish shifra të larta, 31 raste me koronavirus në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.
Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik dhe të higjienës personale.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon:
Tiranë, 8 raste në,
Pukë, 6 raste
Shkodër, 5 raste
Vlorë , 5 raste
Durrës, 2 raste në,
Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
/abcnews.al