Vijnë në jetë trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

schedule09:30 - 12 Qershor, 2020

schedule 09:30 - 12 Qershor, 2020

Trinjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja e ka përshkruar si një gëzim të madh, ndërsa bebet e ardhura në jetë gëzojnë shëndet të plotë.

“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët”, shkruan Manastirliu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!