Studimi: Koronavirusi është sezonal, përhapet në kushte të caktuara klimaterike

schedule22:42 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:42 - 11 Qershor, 2020

Koronavirusi i ri është sezonal dhe përhapet në disa kushte të caktuara klimaterike, në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Kërkuesit kanë zbuluar se zonat e prekura më herët gjatë pandemisë ishin në një brez të ngjashme të gjerësisë veriore, si Wuhan-i  dhe Daegu në Azi, Milano dhe Parisi në Evropë si dhe Seattle në SHBA.

Po ashtu, e përbashkët mes këtyre qyteteve ishin temperaturat e ftohta me lagështi relativisht të ulët nga janari deri në mars.

Këto të dhëna duket të nënkuptojnë se virusi sillet njëlloj si viruset sezonale të frymëmarrjes, siç është gripi dhe përhapet me shpejtësi në dimër dhe muajt e hershëm të pranverës.

Ekipi, nga Universiteti i Maryland thotë se hartat që ata kanë krijuar mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që të parashikojnë se ku dhe kur mund të ndodhë sërish një epidemi e radhës, në mënyrë që mund të marrin masa para se të jetë shumë vonë.

Për të realizuar studimin të publikuar në JAMA Network Open, ekipi mblodhi të dhëna klimaterike nga 50 qytete rreth e qark botës nga janari i 2020 deri në mars. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!