Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini e ka me Jorgjin: Nuk i ecën me Teutën, kemi probleme para porte!

schedule19:38 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:38 - 11 Qershor, 2020

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes skuadrës së tij dhe Vllaznisë, e cila u mbyll 2-2 në Loro Boriçi. Martini, për Supersport, tha se arbitri Jorgji ndikoi në rezultat, si dhe “fajësoi” ekipin e tij për pasaktësi para porte.

NDESHJA – “Mendoj që e filluam mirë takimin 10 minutat e para. Bëmë gabim në golin e parë dhe pësuam një shok. Tentuam po kishim paqartësi dhe erdhi goli i dytë. Pjesa e parë pati oshilacione. Me fillimin e pjesës së dytë i shtuam forcat sulmuese. Mund të kishim shënuar edhe një tjetër”.

ARBITRIMI – “Jorgjit nuk i ecën me Teutën. Edhe në Korçë nuk na dha penallti edhe këtu një penallti e paqenë”.

REZULTATI – “Kështu siç shkoi loja mendoj se ishte një rezultat pozitiv. Jam i kënaqur me Kapllanin, Grudën dhe Hebajn. Sot bënë lojë mjaft të mirë. Një e ardhme për ekipin, por gjithsesi ne jemi në momente që na duhet një sulmues race, një sulmues goli, luajmë mjaft mirë, por kemi probleme para portës”.

VLLAZNIA – Sot ekipi i Shkodrës ishte me 80% të lojtarëve me tipare mbrojtëse. Gabimin që bëmë, na bëri nervoz dhe dolëm nga detyrat. Kur pëson golin e parë ka 10 minuta pasiguri. Pjesa e parë ishte loja e dobët, pavarësisht se e zotëruam topin. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, djemtë arritën të qetësohen. Iu thashë edhe një gol na mjafton.

VËSHTIRËSIA – “Djemtë dhanë maksimumin. E kisha pritur një ndeshje të vështirë, por jo kaq sa doli. Kapllani është një djalë i ri këmbëngulës. Po vazhdoi kështu, mendoj se ka një të ardhme të mirë”, u shpreh trajneri i Teutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!