Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rastet e reja në QSUT, Manastirliu: Të zbatohen protokollet, familjarët të ndjekin rregulloren

schedule15:10 - 11 Qershor, 2020

schedule 15:10 - 11 Qershor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbledhur ditën e sotme ekipin e mjekëve në QSUT, pas rritjes së papritur të shifrave të të infektuarve, një pjesë e të cilëve e kanë marrë virusin nga kontakti me pacientët dhe mjekët.

Manastirliu deklaron se shërbimi mjekësor nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.
Ajo thekson se është jetike zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor.

Manastirliu kërkon mirëkuptimin e familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital.



LEXO EDHE: QSUT po infekton Shqipërinë, në 6 shërbime spitalore personel dhe pacientë me Covid-19

“Në QSUT, për të mbështetur punën që po bëhet prej ekipeve mjekësore, në qendrën më të madhe spitalore në vend, në fazen e rihapjes së sistemit shëndetësor.

Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.
Ndërkohë që lufta me Covid 19 nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit

Në këtë fazë zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit kanë rëndësi jetike.

Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor.

Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital.

Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale!

Sot për sot, Bota mbarë nuk ka asnjë armë më efikase se këto, për të frenuar Covid 19″, deklaron Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!