Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rama për protestën: Dhuna barbare do të marrë përgjigjen e merituar

schedule12:53 - 31 Mars, 2018

schedule 12:53 - 31 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama e ka quajtuar dhunë barabare protestën e sotme kundër vendosjes së tarifës në rrugën e Kombit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka thënë se kjo sjellje e dhunshme mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin- ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!