Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e Albert Nikollës në postin e zv. minustrit të Shëndetësisë.
Abc News mëson se emërimi i tij nuk do të sjellë largim të dy zv.ministreve aktuale Mira Rakacolli dhe Bardhylka Kospiri.
Kjo lëvizje vjen pas rritjes së shifrave të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Në dy ditët e fundit janë shënuar shifrat më të larta të infeksioneve që nga nisja e pandemisë, duke kulmuar sot me 44 raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit./abcnews.al