Një 30 vjeçare nga Saranda është arrestuar pasi kishte përplasur një të mitur me makinën e saj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes..
Sipas policisë, 30-vjeçarja E.Veliko, banuese në Sarandë, në vendin e quajtur ”rreth-rrotullimi tregu i fruta perimeve”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur me mjetin tip ”Nissan” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ajo do të përballet në gjykatë me akuzat për ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Largim nga vendi i aksidentit”. /abcnews.al