“Jam person i mirë dhe realist. Ibra? Duele pafund me të, por e admiroj shumë”

schedule15:57 - 10 Qershor, 2020

schedule 15:57 - 10 Qershor, 2020

Giorgio Chiellini ka folur shumë gjatë kësaj periudhe për futbollistë të ndryshëm, qofshin ish-shokë skuadre apo edhe kundërshtarë. Kapiteni i Juventusit ka përmbledhur gjithçka në autobiografinë e tij, “Io Giorgio”.

Në prononcimin e dhënë për Corriere dello Sport, qendërmbrojtësi italian ndalet te një futbollist të cilin e admiron shumë. Dikur ishin shokë skuadre te Juventusi, më pas janë përballur shumë me njëri-tjetrin si kundërshtarë.

Unë flas gjithmonë mirë për të gjithë. Në fakt, tregoj si është e vërteta. E konsideroj veten një person të mirë, por sigurisht që nuk jam shenjtor. Ronaldo më ka shënuar një tufë me gola, por ai që më ka hyrë në zemër është Zlatan Ibrahimovic.

Kam qenë shok skuadre me të. Në fillim, duke qenë edhe i ri në moshë, tentoja gjithmonë të dyluftoja me të. E ndiqja dhe e markoja kudo. Të pranosh duelin një kundër një me Ibrën, do të thotë të fitosh respektin e të gjithëve: trajnerit dhe shokëve të skuadrës.

Nuk jam tërhequr kurrë nga sfidat me të, kam dalë më i fortë dhe më i bindur. Kam dhënë gjithmonë më të mirën time, e admiroj shumë Ibrën“, deklaron Chiellini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!