Emri i Maqedonisë, Nimiç: Arritja e zgjidhjes ende larg

schedule20:21 - 30 Mars, 2018

schedule 20:21 - 30 Mars, 2018

Raundi i radhës i negociatave Athinë-Shkup për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë ka rezultuar më produktiv dhe më serioz se raundet e mëparshme, por zgjidhja e kontestit është ende larg.

Është ky vlerësimi që ka bërë ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimiç, i cili ka nënvizuar se në takimin e së premtes në Vjenë është biseduar për çështje të vështira, për zgjidhjen e të cilave mbeten sipas tij shumë pengesa për t’u kaluar.

“Ishte një nga takimet më serioze e më produktive, gjë që na bën optimistë për të ardhmen”, ka thënë Nimiç.

Ndërmjetësi i OKB-së ka paralajmëruar mbajtjen së shpejti të takimeve të reja dhe ka mirëpritur faktin se të dyja palët janë për marrëdhënie të qëndrueshme dhe për stabilitet në rajon./abcnews.al