Përfundon takimi i Ruçit me krerët e grupeve parlamentare: Kuvendi respekton kërkesat tuaja

schedule10:23 - 10 Qershor, 2020

schedule 10:23 - 10 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, siapas kërkesës së tyre, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Në takim ishin të pranishëm Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Pavarur, dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Sipas Kuvendit, përfaqësuesit e opozitës parlamentare i kanë paraqitur Ruçit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e  administratws zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen evotohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!