Lautaro Martinez duket gjithmonë e më pranë Barcelonës, me katalanasit që prej kohësh e kanë nën radarin e tyre sulmuesin zikaltër. Për këtë transferim të mundshëm, ka folur dhe Diego Milito, ish-sulmuesi i Interit, i cili ishte lojtar kyç në fitimin e tripletës në vitin 2010. Sipas Militos, Lautaro do të jetë sulmuesi më i mirë i dekadës së ardhshme dhe në rast se transferohet te Barcelona, do t’i uronte fat.
“Lautaro i ka të gjitha për të qenë sulmuesi më i mirë i dekadës së ardhshme. Ai është i ri, por i ka gjërat shumë të qarta. Martinez është një djalë që gjithmonë dëshiron të mësojë, të shkollohet. Ka shumë vlera, në të cilat njeriu mund të reflektojë.
E them me ndershmëri, Lautaro mund të luajë për çdo ekip në botë. Ai është një sulmues fantastik. Personalisht mendoj se është shumë i lumtur tek Interi, një nga ekipet e mëdha në botë. Nëse vendos të shkojë te Barcelona, atëherë unë i uroj më të mirën”, u shpreh Milito./abcnews.al