Sekreti i formës së mirë, Winful Cobbinah e zbulon në Ganë

schedule16:12 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:12 - 9 Qershor, 2020

Winful Cobbinah është kthyer në një lider te Tirana. Mesfushori me tipare sulmuese vijon të shënojë dhe këtë vit kalendarik ka realizuar pesë gola. Dy herë e ka tundur rrjetën në sfidat e fundit, kundër Bylisit dhe Luftëtarit. Forma e tij ka tërhequr vëmendjen edhe në Ganë.

Cobbinah ka folur dhe zbulon sekretin e paraqitjeve të tij: “Mendoj se një arsye për formën time të mirë është periudha e pushimit që patëm pas shpërthimit të koronavirusit. Kam pasur kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe për t’u stërvitur”.

Mes të tjerash mesfushori është pyetur edhe për një grumbullim të mundshëm nga kombëtarja e tij dhe 28-vjeçari u shpreh: “Unë jam gjithmonë gati nëse më fton kombëtarja. Forma ime ka qenë e mirë dhe e bazuat te disiplina dhe vetë besimi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!