Tramezzani nuk u ndahet shqiptarëve, afron të parin te Sion

schedule13:38 - 9 Qershor, 2020

schedule 13:38 - 9 Qershor, 2020

Paolo Tramezzani është rikthyer në krye të Sion dhe ka si objektiv të shpëtojë nga rënia skuadrën e tij, që ka katër pikë më shumë se dy vendet e fundit. Italiani, i cili ka qenë ndihmës i Gianni De Biasi te Shqipëria, ka nisur menjëherë nga puna.

Direkt ai ka shtuar organikën e futbollistëve, duke kaluar në ekipin e parë katër futbollistë. Mauro Rodrigues, Sandro Theler, Alexandre Nsakala dhe shqiptari Arian Kabashi janë risitë e trajnerit italian.

Futbollisti 23-vjeçar ishte pjesë e ekipit të dytë dhe luan si qendërmbrojtës. Në të shkuarën Kabashi është grumbulluar nga Kosova U21 dhe tani do tentojë të nënshkruajë sërish me Sion, pasi kontrata aktuale i përfundon më 30 qershor. /abcnews.al