Disa persona vodhën një qen në Jorkshire me emrin Monica muajin e kaluar në mënyrë që të merrnin një shpërblim nga pronarja e saj.
Gruaja njoftoi policinë dhe postoi njoftime në lidhje me humbjen e qenit. Dy ditë më vonë ajo u kontaktua nga një prej rrëmbyesve i cili i dërgoi një email duke i kërkuar 25 euro.
Gruaja u përgjigj se, duke qenë e papunë për shkak të izolimit nga Covid-19, asaj i duhej kohë për të mbledhur paratë.
Megjithatë, dikush i raportoi gruas se ku ndodhej qeni, duke i lejuar asaj të identifikonte rrëmbyesit, ajo bëri një marrëveshje me rrëmbyesin për 11 euro.
Ajo arriti të merrte qenin me anë të marrëveshjes, por rrëmbyesve i kushtoi më shumë pasi ata shpenzuan rreth 77 euro ushqim për qenin, pra 7 herë shuma e fundit e kërkuar për shpërblim./abcnews.al