Kanadaja lehtëson disa kufizime kufitare, por karantina 14-ditore mbetet ende në fuqi

schedule10:31 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:31 - 9 Qershor, 2020

Kanadaja njoftoi të hënën se do të lehtësonte  disa kufizime kufitare për familjarët e afërt të qytetarëve kanadezë dhe banorët me leje qëndrimi përfshirë disa që janë përpjekur të hyjnë nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, një karantinë e detyrueshme 14-ditore për këdo që hyn në vend mbetet në fuqi.

“Nëse nuk i zbatoni këto rregulla, mund të përballeni me dënime serioze,” tha kryeministri kanadez Justin Trudeau gjatë një konference shtypi në Otava.

Trudeau pranoi që kjo ka qenë një kohë e vështirë për disa familje që kanë qëndruar  larg për shkak të pandemisë.

“Ky është një moment tepër i vështirë për të qenë larg nga  bashkëshortit,  fëmijëve, ose prindërve “, tha Trudeau.

Udhëtimi jo-thelbësor në Kanada është aktualisht i kufizuar, dhe që përfshin udhëtimin përtej kufirit SHBA-Kanada.

Kjo marrëveshje e ndërsjellë kufiri është në fuqi deri më 21 qershor, por Trudeau ka treguar që “masa më të forta” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit mund të jenë të nevojshme edhe nëse  rihapet kufiri ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!