Klubi i Milanit po monitoron me kujdes situatën e yllit të Espanyol, Marc Roca. Kuqezinjtë nuk janë të vetëm në garë për mesfushorin, pasi edhe Arsenali ka disa kohë që e kërkon lojtarin.
23-vjeçari është vlerësuar shumë nga mediat në Spanjë dhe kjo gjë e ka futur spanjollin në radarin e disa nga klubeve më të mira europiane. Kontrata e tij aktuale me klubin spanjoll përfundon në vitin 2022, prandaj dhe Milani po e shikon mundësinë për ta transferuar në merkaton tjetër.
Roca ka qenë një nga shtyllat e ekipit këtë sezon. Ai numëronte 24 ndeshje në La Liga përpara se kampionati të ndërpritej nga Coronavirusi. Mesfushori ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist për shokët e ekipit. /abcnews.al