Hoxha për atentatin ndaj Çapjas: Policia nuk është njoftuar nga familjarët, por nga spitali

schedule18:28 - 8 Qershor, 2020

schedule 18:28 - 8 Qershor, 2020

Duke folur në studion e lajmeve në Abc News për atentatin e tretë që kryhet ndaj Ardjan Çapjas, gazetari Artan Hoxha është shprehur se të gjitha tentativat për t’i eliminuar këta persona nga afër kanë dështuar, për shkak të një gabimi që nuk është llogaritur mirë.

Në këtë rast ai sjell në vëmendje një gomiseri që ishte aty pranë dhe personi që ndodhej aty reagoi sipas Hoxhës në kohë.

Po ashtu, Hoxha shton se nga njohuritë që ka, kemi të bëjmë me grupe që kanë potencial të madh ekonomik dhe nuk burojnë nga brenda Shqipërisë.

“Nuk kemi më banda të ’97, kemi grupe të sofistikuara,” shton ai.

Më tej, gazetari thekson se arma e përdorur është shumë e saktë “që do të thotë se organizatorët janë përpjekur të mos gabonin.”

Lexo edhe: Atentati ndaj Ardjan Çapjas, Hoxha: Kush mund të realizojë qitje nga 250 distancë

Artan Hoxha thekson gjithashtu që policia nuk u thirr nga familjarët, por nga spitali.

“Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë, ” shton Hoxha.

Artan Hoxha:Të gjitha tentativat për t’i eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë. U desh pak kohë që të kuptohet se kishim të bënim me një konflikt të ri. Ngjarja e sotme është vijim i ngjarjes që nisi në 3 shkurt të vitit 2016. Rasti i sotëm është synuar të goditet njeriu që cilësohet si truri i kësaj familje. Unë uroj që kjo të jetë një ëndërr të keqe dhe Ardiani të jetojë sepse është familjar. Drejtësinë e bën drejtësia dhe jo kallashnikovi. Grupet shqiptare qartësisht është provuar se kanë një aktivitet të madh jashtë Shqipërisë, fillimisht brenda kontinentit evropian dhe tashmë e kanë shtrirë edhe në 2 kontinente. Nga njohuritë që kam kemi të bëjmë me grupe që kanë potencial të madh ekonomik dhe nuk burojnë nga brenda Shqipërisë. Nuk kemi më banda të 97, kemi grupe të sofistikuara. ‘Sako Magnium 338’ është një armë që nuk gjendet shpesh në qarkullim. Këto janë armë që i përdorin specialistët, qitësa të sprovuar. Snajperi nuk ka rëndësi sa e madhe është predha por sa e saktë është arma. Kjo është një ngjarje që kanë shumë rëndësi çfarë do thotë mjekësia ligjore. Kjo armë është një prodhim finlandez. Kjo lloj arme është shumë e saktë që do të thotë se organizatorët janë përpjekur të mos gabonin. Ky qitës ka pasur një grup mbështetës pas, të paktën 4 ose 5 persona. Ka pasur një mënyrë si do hyhej në skenën e krimit dhe si do dilej prej aty. Policia nuk është njoftuar nga familjarët por nga spitali. Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë. ” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!