Të rinjtë me maska dhe doreza në klasë: Provimi nuk ishte i vështirë

schedule17:22 - 8 Qershor, 2020

schedule 17:22 - 8 Qershor, 2020

Rreth 32 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan provimin e gjuhës së huaj gjatë së hënës, edhe pse në një situate të pazakontë për shkak të pandemisë.

ABC News ishte pranë gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet dhe siç shihet nga pamjet të gjithë maturantët ishin të pajisur me maska dhe me doreza, ndërsa në hyrje, secilit i matej temperatura.

Stilolapsi dhe uji ishin të vetmet që lejoheshin në sallat e provimit, por nga emocionet kishte dhe maturantë që harruan çantën e shpinës, po ashtu dhe distancën e sigurisë prej 1.5-2 metra.

Lexo edhe: Maturanët sot japin provimin e parë të Maturës Shtetërore

Pas provimit që zgjati nga ora 10-12:00, maturantët flasin nëse provimi me alternativa prej 60 pyetjesh ishte i vështirë apo jo.

“Provimi nuk ishte shumë i vështirë”, u shpreh një nga maturantët. Ndërsa një tjetër maturante sqaron se ishin të paktën 10 persona klasa.

“Maturantët ishin të pajisur me masat mbrojtëse. Orari i vendosur na mjaftoi për të përfunduar provimin”, u shpreh ajo.

Për të ruajtur distancën e sigurisë nëpër klasa, këtë vit kishte 486 qendra provimi, nga 191 të tilla 1 vit më parë në të gjithë vendin. Rregullat e përcaktuara për shkak të pandemisë nuk lejonin që në klasa të kishte më shumë se 10-15 maturantë.

Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit, asnjë maturant nuk ka rezultuar me temperaturë gjatë provimit, po ashtu nuk është shënuar asnjë incident. Datat e tjera të provimeve të maturës do jenë me 11 qershor Gjuha Shqipe, me 15 Matematika dhe me 18 qershor lëndët me zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!