Humb jetën 58 vjeçarja në Greqi, shkon në 182 numri i viktimave

schedule13:35 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:35 - 8 Qershor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi ka humbur jetën një 58 vjeçare duke e çuar në 182 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Viktima mësohet se ka humbur jetën në spitalin e Alexandroupolis, ku ndodhej e shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, asgjë nuk shkoi me sukses. 58-vjeçarja vuante nga diabeti dhe kishte probleme kardiovaskulare dhe pneumoni.

Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve me koronavirus  është 2 997 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!