Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të hënë ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike.
Meta dekretoi këtë ligj, Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”.
Sipas kreut të shtetit ky ligj ka reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së.
Dekreti i nënshkruar nga presidenti Ilir Meta:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENT
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11506
Tiranë, më 08.06.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META./abcnews.al