Vuçiç tregon “muskujt”, ndjek stërvitjen ushtarake

schedule18:48 - 29 Mars, 2018

schedule 18:48 - 29 Mars, 2018

Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të vazhdojë të konsultohet me Presidentin Putin për zhvillimet në Ballkan. Teksa ka ndjekur një stërvitje ushtarake, Presidenti serb ka akuzuar Perëndimin se inkurajon Kosovën të kryejë akte agresive.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia do të ndjekë politikën e paqes në Ballkan. Këto komente, ai i bëri gjatë një stërvitjeje ushtarake taktike në Serbinë jugore, ku forcat serbe kontrolluan funksionimin e sistemit të tyre ushtarak.

Ka zgjedhur të bëj betej politike në vend të urdhërave për të nisur ushtrinë serbe në Kosovë. Serbët janë fajtor vetëm se janë gjallë, vlerësoi Presidenti Vuçiç. Ai sërish ka akuzuar sponzorët e pavarësisë së Kosovës

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Nuk ka asnjë që nuk flet me Putin në Europë. Nëntë shtete nuk kanë tërhequr diplomatët dhe do të flas edhe me Erdogan sot. Puna ime është të flas me të gjithë dhe ti njoftoj për situatën në Kosovë e Metohi dhe kërkoj përgjigje. Është vështirë të flitet me ata që janë sponsor të pavarësisë sic është SHBA. Ata nuk e fshehin këtë gjë dhe krenohen, siç krenohen disa shtete të tjera. Kur flisni me ta shihet se shqiptarëve gjithçka u lejohet”.

Ai ka vlerësuar shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për reagimin e shpejtë. Por, përgjigje nuk ka nga shumë shtete Perendimore.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Pyes përse e kemi nënshkruar marrëveshjen? Përse Bashkimi Europian nuk ia ka vënë kusht Kosovës Asociacionin e Komunave Serbe për liberalizimin e vizave. Aprovimin e statutit të asociacionit dhe jo fjalë të zbrazëta. Ata nuk duan dhe nuk ua ndjen për serbët. Ju, serbët, plotësoni të gjitha ndërsa shqiptarët asgjë. Kjo është e vërteta”.

Vuçiç ka thënë se ka patur tensione në takimin me Presidentin Hashim Thaçi dhe Bekim Çollakun në delegacionin e Prishtinës. Tha se ata e kanë urdhëruar arrestimin e Gjuriç dhe më nuk ka besim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!