Dj Sardi është përfolur shumë kohët e fundit për lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë, identitetin e së cilës nuk preferon ta bëjë publike.
Ai është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale, por së fundmi, Sardi ka udhëtuar në fundjavë drejt bregdetit, nga ku ka ndarë dhe foto në rrjete sociale.
Ai ka publikuar në Insta Story, një foto ku shihet në momente intime me të dashurën, teksa qëndrojnë të shtrirë në rërë. Imazhin e së dashurës, Sardi është kujdesur që të mos e shfaqë, duke preferuar ta mbajë larg vëmendjes së mediave. /abcnews.al