Superiorja i lë radhën Kupës së Shqipërisë, zbulohet plani për çerekfinalet

schedule09:36 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:36 - 8 Qershor, 2020

Nuk ka kohë për të pushuar. Ekipet e Superiores, gjashtë prej tyre, të enjten prej orës 17:00 zbresin në fushë për të luajtur takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Për disa prej tyre është shpëtimi i sezonit.

Dy ekipet finaliste të sezonit të shkuar, Tirana e Kukësi, janë të avantazhuara për të kaluar në gjysmëfinale, pasi përballen respektivisht me Besëlidhjen dhe Apoloninë.

Gjithsesi nuk ka vend për nënvlerësim dhe lezhjanët e thanë fjalën e tyre, duke eliminuar Partizanin kampion në fuqi. Vllaznia-Teuta shikohet si një ndeshje e balancuar, por me Teutën të dënuar për të kaluar më tej.

Durrsakët duan Europën dhe nëse ia dalin duke marrë edhe një trofe, atëherë 100 vjetori i klubit bëhet edhe më i bukur. Kupa shihet si shpëtim edhe nga Bylisi, që ëndërron të luajë këtë verë në kompeticionet europiane. Kundër Skënderbeut, që është një tjetër skuadër këtë vit, do e ketë shumë të vështirë. /abcnews.al

Kupa e Shqipërisë – Faza Çerekfinale

E enjte, më 11 qershor, ora 17:00
Tirana-Besëlidhja
Apolonia-Kukësi
Vllaznia-Teuta
Bylisi-Skënderbeu