Ka disa kohë që po flitet për një kalim te Barcelona të Miralem Pjanic, mesfushorit të Juventusit. Sipas raportimit të “Marca”, është e sigurt se lojtari do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit, por ende nuk dihet se ku do të luajë në shtator.
Ai po kërkon një sfidë të re jashtë Italisë dhe kampionati spanjoll do të ishte ideal për të. Një rol në të ardhmen e boshnjakut ka dhe mesfushori katalanas, Arthur Melo. Braziliani dëshiron të qëndrojë në Katalonjë edhe pse minutat për të do të jenë të pakta.
Ndërkohë nga ana tjetër janë disa klube që po e monitorojnë situatën e Pjanic. Manchester United, Chelsea dhe PSG-ja janë në garë për shërbimet e Miralem. Gjithsesi e ardhmja do të vendoset në fund të sezonit, kur drejt tij të vijnë dhe ofertat konkrete. /abcnews.al