Mbyllet pa fitues ndeshja Union Berlin-Schalke 04. Të dy skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e parë. Vendasit kaluan të parët në avantazh. Robert Andrich finalizoi një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij në minutën e 11-të.
“Blutë Mbretërorë” nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe barazuan ndeshjen pas 17 minutash. Anglezi Kenny lëshoi një goditje të fortë nga larg, duke shënuar një gol të bukur. Pas këtij momenti munguan rastet dhe ndeshja nuk prodhoi më gola.
Barazimi i dytë radhazi në shtëpi për Union Berlin dhe ndeshja e pestë radhazi shtëpiake pa fitore. Pikë e mirë për Schalken, që kishte dështuar ne katër ndeshjet e para pas rifillimit të kampionatit gjerman. /abcnews.al
Union Berlin-Schalke 04 1-1
(Andrich 11′ / Kenny 28′)