Pronari i një lokali që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Korçë, M. D., 43 vjeç është shpallur në kërkim.
Ndërkohë që është arrestuar në flagrancë punëtori i tij, R. K., kamarier në këtë lokal, i cili rezultoi i pasiguruar pranë organeve tatimore.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar disa kompjutera dhe monitorë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Punësimi i paligjshëm”./abcnews.al