Rritet numri i pacientë të shtruar në Infektiv, si është gjendja e të sëmurëve

schedule11:39 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:39 - 7 Qershor, 2020

Në spitalin Infektiv është rritur numri i rasteve të shtruar, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Ndërkohë pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Ndërkohë këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 14 raste të reja duke e çuar në 1246 numrin e të infektuarve, mes të cilëve 34 kanë humbur jetën.

COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)

Testime totale                         18290

Testime molekulare                16255

Testime serologjike                 2035

Raste pozitive                          1246

Raste të shëruara                      938

Raste Aktive                             274

Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           187

Krujë             24

Shkodër         19

Kamëz            14

Durrës           10

Mat                 9

Lushnje           6

Tropojë          2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!