Këshillit Politik 24 orë pas marrëveshjes së “Zgjedhores” rimblidhet për zbardhjen e marrëveshjes së nënshkruar mes përfaqësuesve.
Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” mbledhjet pritet që të jenë periodike, që do të zhvillohen derisa të gjitha ato parashikime të përkthehen në ligj.
Gjithashtu mbledhjet pritet të jenë tërësisht teknike, të cilat do të merren me detajime të të gjitha çështjeve. Identifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur abuzimet. Tashmë pas nënshkrimit të marrëveshjes puna do të vijojë në nivel teknik.