Ndërsa njerëzit po vazhdojnë të mblidhen në protestat në qendrën e Londrës, Sekretarja e Brendshme Priti Patel u ka bërë thirrje atyre që mendojnë të bashkohen në demonstrata ta mendojnë përsëri për shkak të koronavirusit.
Ajo tha: “Sigurisht që unë e kuptoj plotësisht dëshirën e njerëzve për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe ata kanë të drejtë të protestojnë. Por çeshtja është që ne jemi në një pandemi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe koronavirusi është një virus vdekjeprurës.
“Unë do t’u thoja atyre që duan të protestojnë: ju lutem mos. Rregulloret janë shumë të qarta sa i përket tubimeve masive. Ne duhet të kemi prioritet shëndetin publik në këtë kohë të veçantë.”/abcnews.al

