Ndotja e bregdetit në Kune-Vainit në Lezhë për të tretin vit pa zgjidhje

schedule14:45 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:45 - 6 Qershor, 2020

Tashmë në fillim të celjes së sezonit turistik, zona e Kunës në Shëngjin nuk po frekuentohet nga pushuesit, pasi ndotja është në nivele alarmante.

Gazetari Gjergj Figuri raportoi për abcnews.al se prej 3 vitesh ky plazh është i braktisur.

Ndotja dhe era e rëndë në këtë zonë po jep ndikim mjaft negativ për turizmin dhe bizneset në këtë zonë, e cila më parë ka qenë mjaft e frekuentuar.

Edhe Prefekti i Lezhës ka reaguar për këtë ndotje, dhe është duke u angazhuar pushteti vendor për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate që vazhdon për 3 vite rresht./abcnews.al