Sulmuesi brazilian, Fred, i cili në Europë është aktivizuar me Lyon, ëshët rikthyer te Fluminense pas katër vitesh. Tashmë 36 vjeç, futbollisti ka qenë pjesë e këtij ekipi nga viti 2009 deri në vitin 2016. Rikthimi te Fluminense është emocionues për të.
Gjithsesi, ajo që e bën më të bukur këtë histori është diçka tjetër. Para disa ditësh, sulmuesi njoftoi se e kishte arritur marrëveshjen dhe para se të prezantohej do të bënte një tur me biçikletë. 600 kilometra të përshkruara, së bashku me një grup çiklistësh.
A chegada do Fred na nossa casa foi emocionante! Teve #FatoVerídico, assinatura de contrato, reencontro com os troféus do Brasileirão… veja o vídeo completo na #FluTV >> https://t.co/hSrh9MZHDT #SejaSócio #VaiTePegar pic.twitter.com/FB9Qcvhnsy
— Fluminense F.C. (@FluminenseFC) June 5, 2020
Qëllimi i kësaj është me të vërtetë domethënës, pasi gjatë këtij turi do të grumbulloheshin ndihma për 4000 familje të varfra, të dëmtuara edhe më keq gjatë kësaj periudhe pandemie dhe që Brazilin e ka prekur rëndë. Tashmë turi ka përfunduar dhe Fred ka mbërritur në destinacione dhe është prezantuar.
“Jam shumë, shumë i lumtur që jam rikthyer. Është si një ëndërr e realizuar. Kam kaluar një periudhë emocionuese këtu, në kokë më kalon një film i vërtetë. Është emocionuese të kujtoj bisedat që kam pasur këto, eksperiencat e ndryshme. Tani është një histori që po e rishkruaj”, u shpreh Fred, me fanellën e Fluminense në duar. /abcnews.al