OSBE: Mirëpresin marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, hap për demokracinë

schedule20:51 - 5 Qershor, 2020

schedule 20:51 - 5 Qershor, 2020

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Ajo thotë se është për t’u lavdëruar fakti se të gjitha partitë politike janë bërë pjesë e këtij procesi, duke kontribuar në një hap të rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh.

Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës”, shkruan OSBE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!