Presidenca ka reaguar pas përgjigjes së Komisionit të Venecias lidhur me ligjin anti-shpifje. “Venecia” sugjeron qeverinë shqiptarë që të rishikojë këtë paketë ligjore.
Në draft-opinionin e saj paraprak të siguruar nga Abc News argumentohet se ndryshimet e propozuara nuk janë reflektuar plotësisht.
Ndërkaq, përmes një deklarate zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shprehet se ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit.
LEXO EDHE: Komisioni i Venecias “rrëzon” paketën Anti-Shpifje: E pazbatueshme, duhet rishikim
Reagimi i plotë nga Tedi Blushi:
Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.
Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.
LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!
/abcnews.al