Dëmtimi i Milinkovic-Savic, mjeku i Lazios qetëson tifozët: Gati për Atalantën

schedule17:15 - 5 Qershor, 2020

schedule 17:15 - 5 Qershor, 2020

Dëmtimi i Sergej Milinkovic-Savic ditën e djeshme, shkaktoi panik të madh te Lazio. 25-vjeçari, i cili është një prej lojtarëve më të mirë te bardhekaltrit, e braktisi seancën stërvitore, duke mos e përfunduar dot pikërisht nga dëmtimi në gju.

Gjithsesi, deklarata e mjekut të Lazios ka qetësuar tifozët dhe trajnerin Inzaghi. Ivo Pulcini zbulon gjendjen e mesfushorit në një prononcim për Radio Punto Nuovo. Lazio është në garë për titull dhe sfida e parë do të jetë kundër Atalantës, duel që zhvillohet në 24 qershor (21:45).

Sergej ndihet shumë mirë, e pashë nga afër këtë mëngjes. Gjendja e lojtarëve është aq e mirë sa fshihen edhe problemet e traumave të vogla të mbingarkesës që mund të ndodhin në këtë periudhë. Milinkovic-Savic do të jetë gati për rifillimin e kampionatit“, deklaron Pulcini. /abcnews.al