Situata te Benfica vazhdon të jetë e tensionuar. “Shqiponjat e Lisbonës” nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e djeshme shtëpiake kundër Tondelës. Një shans i humbur për t’iu shkëputur Portos, por kjo nuk ndodhi.
Të dy skuadrat numërojnë nga 60 pikë, Benfica kryeson vetëm falë golavarazhit dhe gara për titull do të jetë e ashpër deri në fund. Tifozët e klubit më të madh portugez, janë tërbuar pas barazimit të ditës së djeshme.
LEXO EDHE: VIDEO/ Skandal në Portugali, tifozët e Benfica bëjnë dy lojtarë për spital
Ata sulmuan autobusin e skuadrës. Goditjet me gurë kanë shkaktuar pasoja për Andrija Zivkovic dhe Julian Weigl, të cilët janë lënduar. Ultrasit nuk janë mjaftuar me kaq, duke shënjestruar të tjerë futbollistë të skuadrës së zemrës.
Gjatë natës së djeshme, ata kanë shkruar shkrime ofenduese në shtëpitë e trajnerit Bruno Lage. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në muret e shtëpive të mesfushorëve Pizzi dhe Rafael Silva. Situatë e tensionuar në Lisbonë dhe fitimi i titullit është kthyer në detyrim për lojtarët e Benficas. /abcnews.al
Durante a noite, foram vandalizadas as casas de Bruno Lage, Pizzi e Rafa. pic.twitter.com/WeNtVL1O9i
— Benfica Stuff (@Benficastuff) June 5, 2020