Sot afati i fundit për të aplikuar: Lista me 63 mijë emrat që përfitojnë pagën 40 000 lekë

schedule15:42 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:42 - 5 Qershor, 2020

Sot është afati përfundimtar për bizneset që të aplikojnë tek tatimet në mënyrë që punonjësit e tyre që janë larguar nga puna nga data 1 mars deri në 17 maj të mund të përfitojnë pagën e luftës.

Sipas asaj që konfirmoi edhe kryeministri Rama, nëse bizneset nuk aplikojnë, më shumë se 60 mijë punonjës janë shpallur përfitues të pagës 40 mijë lekë një herë për shkak të problemeve që u shkaktoi koronavirusi.

LEXONI LISTËN E PLOTË
Me një vendim përcaktua që “ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh e përfitojnë ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”

Aplikimi për përfitimin e ndihmës në tatime, përveç kriterit të afatit të largimit nga skema e sigurimeve, përfshinte që procedura duhej të kryhet nga kompania që ka larguar punonjësit. Mënyra e aplikimit për të përfituar ndihmën krijoi shumë pakënaqësi të punonjësit e larguar, madje shumë prej tyre pohonin se ishin penalizuar, pasi ndërmarrjet nuk kishin kryer aplikimin. Për të shmangur penalizimet, do të lejohet edhe aplikimi i drejtpërdrejtë nga punonjësit.

Nrdyshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë”. /abcnews.al