Pacientët me presion të lartë të gjakut kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi sipas një studimi të ri ndërkombëtar.
Presioni i lartë i gjakut përkeqëson rrezikun e simptomave serioze, por studimi i botuar në Gazetën Europiane të Zemrës tregon se rreziku është më i lartë se sa mendohej.
Ekipi ndërkombëtar i studiuesve, i udhëhequr nga Fei Li dhe Ling Tao i departamentit të kardiologjisë në Spitalin Xijing në Xi’an, Kinë, studiuan të dhënat e 2.866 pacientëve të trajtuar në Wuhan, ku u shfaq shpërthimi i koronavirusit.
Rreth 30% e tyre kishin tension të lartë.
“Pasi filluam të trajtojmë pacientët COVID-19 në fillim të shkurtit në Wuhan, kemi vënë re rse gati gjysma e pacientëve që vdiqën kishin tension të lartë, Tha Tao në një deklaratë.
Ekipi zbuloi se 4% e pacientëve me presion të lartë të gjakut vdiqën, krahasuar me 1.1% të atyre që nuk kishin presion të lartë të gjakut gjithashtu rreth 7.9% e pacientëve që nuk merrnin trajtim për trajtim të presioni të gjakut vdiqën./abcnews.al