Pas dorëheqjes, KPK ndërpret vettingun për 5  vetë

schedule15:50 - 28 Mars, 2018

schedule 15:50 - 28 Mars, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërperë procesin e vettingut për një prokuror, një ish-gjyqtare të Gjykatës së Lartë dhe tre ndihmësa ligjore të kësaj gjykate.

Kështu procesi i vettingut është ndërprerë për prokurorin e Krujës, Sulejman Tola, për gjyqtaren Mirela Fana dhe për tre ndihmësat ligjorë të Gjykatës së Lartë, Eritan Shehu, Adnand Berdica dhe Etleva Sherifi.

Vendimet e KPK-së për ndërprerjen e procesit të verifikimit mbajnë datën 23 mars 2018. Ato motivohen me dorëheqjet e paraqitura më herët, nga funksionet e mërpashme të këtyre presonave gjatë vitit 2017.

Sipas ligjit, prokurori dhe gjyqtarja nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!